Leao në fushë, pankinë, apo tribunë? Dyshimi te Milani ende nuk është zgjidhur. Stefano Pioli dhe stafi mjekësor predikojnë kujdes, ndërsa portugezi është i paduruar dhe optimist. Vendimtar do të jetë prova që do të zhvillohet nesër në mëngjes, pak orë para derbit ndaj Inter. Sulmuesi kuqezi do të vazhdojë trajtimin sot për t’u rikuperuar nga tendosja në aduktor. Portugezi e pësoi dëmtimin të shtunën dhe mungoi në fushë në Milanello me shokët e tij të skuadrës për seancën përfundimtare që u zhvillua në orën 11:15. Shpresa është që Pioli ta ketë të paktën në pankinë dhe më pas të vlerësojë hyrjen e tij gjatë ndeshjes.
Askush nuk dëshiron të rrezikojë asgjë, edhe në funksion të ndeshjes së kthimit të së martës së ardhshme. E është e kotë të thuhet se Milan sheh me prioritet edhe finalen e sezonit, me një vend në Champions në lojë. Përqindja për ta parë titullar nesër mbrëma në San Siro, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions, është shumë e ulët. Mbetet një spirale drite e dhënë nga dëshira e lojtarit për të shtrënguar dhëmbët dhe për të qenë gati me çdo kusht. Për këtë arsye, Milani do të presë deri në minutën e fundit përpara se të marrë një vendim përfundimtar. Vendim që do të merret me marrëveshje të ndërsjellë mes trajnerit, sulmuesit dhe stafit mjekësor.
Lexo më tej: Pioli studion një Milan pa Leao, portugezi i ngatërron të gjithë: “Mbappé duhet të vijë te Milan”
Në rast të mungesës së pashmangshme, formacioni do të bëhet me Saelemaekers në vend të Leao. Belgu e zëvendësoi portugezin edhe të shtunën kundër Lazios.