Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, shembet godina në Vlorë

IMT ka vijuar edhe ditën e sotme aksionin në Vlorë për për lirimin e hapësirave publike. Bëhet me dije se aksioni është zhvilluar në disa zona të qytetit ku janë konstatuar zenie të trotuareve, rrugëve dytësore dhe shesheve publike nga objektet pa leje.

Gjithashtu IMT ka bërë me dije se kontrollet do të vijojnë në ditët në vijim dhe se çdo ndërtim apo zënie pa leje do të trajtohet sipas ligjit në fuqi. Po ashtu ditën e sotme është shembur një godine që sipas IMT kishte zënë hapësirën publike.

Gjatë aksionit nuk ka patur kundërshtime nga banorët, ndërsa nga inspektoriati konfirmohet se janë evidentuar të tjera objekte të cilat pritet të shemben gjatë ditëve në vijim.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top