Netanyahu: Është arritur një armëpushim në Siri

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi sot se është arritur një marrëveshje për armëpushim në Siri. Sipas deklaratës së tij, është vendosur një politikë e qartë, çmilitarizimi i zonave në jug të Damaskut dhe mbrojtja e “vëllezërve” druzi, siç e quan ai pakicën në fjalë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Më herët, ai kishte urdhëruar ushtrinë izraelite të vepronte fuqishëm pasi “regjimi” në Damask kishte dërguar ushtrinë e vet dhe kishte “masakruar” druzët. Ai beson se sulmi izraelit çoi në vendosjen e armëpushimit dhe tërheqjen e ushtrisë siriane drejt Damaskut.

Më herët gjatë ditës, qeveria e presidentit sirian Ahmed al-Sharaaa kishte njoftuar tërheqjen e ushtrisë nga zonat ku jetojnë druzët. Agjencia e lajmeve Reuters kishte raportuar gjithashtu se udhëheqësi fetar i druzëve, sheiku Yousef Jarbou, kishte deklaruar se druzët sirianë kishin arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, e cila do të hynte në fuqi menjëherë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top