Fredi Beleri kërkon mandatin e bashkisë së Himarës

 

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e KQZ që i hoqi mandatin në korrik të vitit 2024.

Beleri në ankimimin e tij shprehet se vendimi i KQZ është në kundërshtim me ligjin pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Fredi Beleri nuk e ushtroi mandatin e deputetit asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe paraburgimit nën akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Beleri shprehet se ndërprerja e mandatit nuk mund të bëhet pa respektuar procedurën ligjore dhe pa një vendimmarrje të organeve kompetente, siç parashikohet në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për funksionimin e organeve të zgjedhura vendore.

Në qendër të padisë qëndron pretendimi se as KQZ dhe as Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nuk kanë kompetencë për të ndërprerë mandatin në mungesë të një vendimi të formës së prerë nga gjykata ose një vendimmarrje nga Këshilli i Ministrave.

Fredi Beleri kërkon anulimin e vendimeve përkatëse të KQZ-së dhe njohjen e mandatit të tij si kryetar i ligjshëm i Bashkisë Himarë.

Teksa vuante dënimin, Fredi Beleri garoi edhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Greqi, ku u zgjodh eurodeputet nën siglën e Demokracisë së Re të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top