Hetimet e SPAK për Jonaid Myzyrin zbulojnë skandalin me 200 mijë Euro

Gjatë veprimeve hetimore, për dokumentimin e abuzimeve me Tenderët Publikë në kuadër të procedimit penal nr 175/ 1, janë zbardhur biseda që hedhin dritë mbi grabitjen e 200 mijë Eurove në banesën e Jonida Skejës, dhe marrjen peng të të vëllait, për shkak se ka dyshime që autorët donin të vononin njoftimin e policisë.

Dosja në ngarkim të Jonaid Myzyrit, drejtorit të Prokurimeve Publike që u mor i pandehur për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, ka nxjerrë në pah një tjetër skandal.

Bëhet fjalë për zyrtaren e KPP-së Jonida Skeja, e cila është gjithashtu nën akuzë.
Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan se ndaj saj paralelisht po kryhen veprime mbi një ngjarje të vitit 2020, dhe që u denoncua nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në atë kohë.

Gjatë veprimeve hetimore, për dokumentimin e abuzimeve me Tenderët Publikë në kuadër të procedimit penal nr 175/ 1, janë zbardhur biseda që hedhin dritë mbi grabitjen e 200 mijë Eurove në banesën e Jonida Skejës, dhe marrjen peng të të vëllait, për shkak se ka dyshime që autorët donin të vononin njoftimin e policisë.

Në përgjime rezulton se zyrtarja e KPP-së bisedon me nënën e saj për vjedhjen e parave në banesën e tyre dhe shfaqet e shqetësuar edhe për pengmarrjen e vëllait nga grabitësit e maskuar.

“Po firmosim si delet për atë xhuxhin”, mësohet të jetë shprehur në një nga bisedat zyrtarja e KPP-së, ku ka dyshime se i referohet titullarit të saj.

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj i është drejtuar Policisë së Elbasanit dhe Librazhdit, për t’i vënë në dispozicion informacione, nëse janë bërë denoncime për këtë rast, dhe nëse po si është vepruar.

Burimet konfirmuan se prej Elbasanit kanë mbërritur materiale voluminoze lidhur me ngjarjen, duke konfirmuar kështu dyshimet e grabitjes, por nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që shuma e grabitur të jetë disa herë më e madhe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top