Pallati i konfiskuar në Vlorë: Investitor, ish-drejtori i Urbanistikës në bashki

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar për pallatin në të cilin zbarkoi ditën e djeshme IKMT-ja dhe vendosi që të konfiskohej.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për investitorin dhe administratorin e këtij objekti që po ndërtohet në kushtet e shkeljes së lejes së ndërtimit.

Kujtojmë se leja për këtë pallat me 8 kate ishte dhënë në korrik të 2021, ndërsa aktualisht punimet ishin në katin e dytë. Zhvillues është kompania ‘Armeer Konstruksion’ dhe Fatmir Halla, ndërsa punimet po i zbatonte firma “Stroytech”.

Mesohet se “Armeer Konstruksion”, një ndër zhvilluesit e pallatit, është në pronësi të Erjon Ahmataj, i cili ka qenë Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, kur kjo e fundit drejtohej nga Dritan Leli.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. H., 53 vjeç, dhe E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, këta shtetas u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top