Procesi i dorëheqjeve në kuadër të riorganizimit të administratës vendore ka prekur edhe qarkun e Beratit, ku në disa bashki janë regjistruar tashmë largime nga detyra të drejtuesve të njësive administrative dhe drejtorëve vendorë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sipas burimeve zyrtare, në Bashkinë Poliçan kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive Tërpan dhe Vërtop, ndërsa në Bashkinë Kuçovë janë larguar të tre administratorët e njësive administrative Kozare, Perondi dhe Lumas.
Ndërkohë, në bashkitë Berat, Skrapar dhe Dimal deri më tani nuk është regjistruar asnjë dorëheqje.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme aktualisht një valë dorëheqjesh, pasi shumë prej drejtuesve aktualë janë të sapoemëruar dhe duhet të kenë kohë për të treguar performancën e tyre.