Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore, do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat e dendura do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje. Prej orëve të mesditës, deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve, do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top