Aksioni në Theth, Rama: Shumë nga ata nuk janë banorë,policia heton kush është mbrapa

Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm me deputetët e Tiranës, foli për aksionin e prishjes së objekteve pa leje në Theth.

“Dua të ndalem një moment te çështja e Thethit për të adresuar edhe disa këndvështrime që në pikëpamjen time meritojnë të adresohen, se cila është qasja jonë dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Së pari, kam vënë re se ka një teori shumë, sipas meje, për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, fajin se kush e ka. Dhe duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit.

Nga njëra anë kemi disa njerëz të shkretë, të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa, nga ana tjetër, kemi një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj që t’i godasë. Duhet të sqaroj se këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, për njerëz të cilët janë ngjitur deri atje në një pjesë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të atij vendi, madje në rastin flagrant që u bë shkak i gjithë këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur që të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe policia e shtertit po merret me hetimin e si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të qendrës së zemrës së Thethit, kartolina e njohur e Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëllime fitimi.

Nga ana tjëtër, nuk e di që të ketë ndonjë teori që e amniston shkelsin e ligjit duke ia ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e parandalojnë shkeljen e ligjit. Natyrisht që edhe strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top