Igli Tare tregon si e gjeti Milanin: “Jam shumë i befasuar nga organizimi i klubit”

Mes një stërvitjeje dhe një negociate merkatoje, Milani i ri i drejtorit sportiv Igli Tare dhe teknikut Massimiliano Allegri po hedh hapat e parë. Për drejtorin sportiv kontakti me ambientin kuqezi është krejtësisht i ri, ndërsa për trajnerin bëhet fjalë për një rikthim pas 11 vitesh nga lamtumira, në një kontekst sidoqoftë thellësisht të rinovuar. “Jam shumë i befasuar nga organizimi i shoqërisë – pranoi Tare gjatë një eventi me sponsorët. – Të gjithë na kanë vënë si mua ashtu edhe trajnerin në kushtet më të mira për të punuar dhe për të bërë që projekti të nisë siç duhet. Por rruga për të bërë është ende e gjatë”.

Zgjedhja për t’ia besuar një skuadre që vinte nga një sezon zhgënjyes Allegrit nuk ka qenë rastësore: “Duhej një përgjigje e rëndësishme menjëherë me një trajner me përvojë dhe fitues. Nuk pati dyshime dhe unë me Giorgio shkuam në Lugano për të folur me trajnerin. Në ato 2-3 orë kuptuam që kishte sinergji dhe dëshirë për të nisur rrugëtimin. Të tre do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”.

Allegri: “Deri sa të fillojnë ndeshjet të gjithë janë të zotë”
Në të njëjtin event ishte i pranishëm edhe Massimiliano Allegri i cili pati mundësinë të fliste për ndjesitë e para pas disa ditësh stërvitje: “Për momentin po punojmë mirë, por deri sa të fillojnë ndeshjet të gjithë janë të zotë, pastaj vjen ajo që ka vërtet rëndësi. E dimë për vështirësitë që do të hasim – shpjegoi Allegri –, por po përgatitemi sa më mirë. Për mua të kthehem te Milani është diçka fantastike, jam shumë entuziast edhe pse ka shumë për të bërë. Duhet ta fitojmë respektin dhe kjo mund të bëhet vetëm duke punuar me shumë seriozitet, profesionalizëm dhe mbi të gjitha duke sjellë rezultate”.

Furlani me superlativa për shqiptarin
Në fund foli edhe administratori i deleguar Giorgio Furlani: “Tare dhe Allegri janë profesionistë me përvojë të gjerë, historia flet për ta. Së bashku po punojmë mirë, por pastaj duhet që më 23 gusht kur të nisë kampionati gjërat të kenë shkuar në një drejtim të caktuar. Ndjesitë janë të mira, por derisa të fillojnë ndeshjet dhe të fitohen ato, pak ka rëndësi”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top