Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar sot që të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Gjatë një takimi në Durrës me kryetarët e Bashkive, Rama tha se atyre duhet t’u rijepet mudësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Sipas tij, votat që PS mori në zgjedhjet e 11 majit anë rritur diferencën midis të qenurit anëtarë partie dhe të dashurit këtë parti në krye.

“Se e shoh që këtu ka edhe kryetarë të forcave të tjera, por sa i përket kryetarëve të Partisë Socialiste të gjithë kryetarët e njësive Administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë e kanë rritur diferencën midis asaj sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye dhe do të thotë që të rrisim edhe hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top