Pothuajse gjithçka në 25 minuta. I favorizuar nga gabimet mbrojtëse të Asencio dhe Rudiger, PSG shënon në minutën e 6’ dhe të 9’ me Fabian Ruiz dhe Dembelé. Në minutën e 25’ erdhi goli i tretë i Fabian Ruiz pas asistit të Hakimi. Në pjesën e dytë, në minutën e 89’, shënoi edhe Gonzalo Ramos, që i dedikoi golin portugezit të ndarë nga jeta Diogo Jota. PSG e shkatërroi 4-0 Real Madrid dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube ku e pret Chelsea.
Një PSG i mrekullueshëm paralajmëron gjithë botën. Djemve të Luis Enrique u mjaftoi një pjesë loje për të fshirë Real Madrid dhe për të arritur Chelsea në finalen e Botërorit për Klube. Në MetLife Stadium një dygolësh i Fabian Ruiz, një gol i të zakonshmit Dembelé dhe më pas ai i Gonzalo Ramos dënojnë spanjollët, që nuk ishin kurrë vërtet në lojë.
Një pikë që duhet ta bëjë të reflektojë teknikun e ri merengues Xabi Alonso: nëse është e vërtetë që dy golat e parë të parisienëve erdhën nga gabime mjaft të pabesueshme të dy individëve (Asencio dhe Rudiger), Real Madrid u duk një skuadër e shkëputur dhe pa ekuilibër. Kur spanjollët provuan të ngrejnë vijën mbrojtëse për të rihapur ndeshjen, sprinterët e PSG gjetën shumë hapësirë ku të bënin dëme. Tani Luis Enrique mund të arrijë majën e botës…