Vijojnë edhe sot kërkimet për trupin e kapitenit të një anijeje turistike, i cili u mbyt të martën në liqenin e Shkodrës gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Dyshohet se 51-vjeçari Arben Alamani humbi jetën gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.
Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore