Rama rikthehet në bashkinë e Vlorës, ‘inspekton’ porositë e lëna

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Vlorë këtë të hënë për të ‘inspektuar’ urdhrat e lëna. Kreu i qeverisë ka mbërritur në bashki.

Vizita e sotme vjen vetëm pak ditë pasi Rama paralajmëroi bizneset përgjatë shëtitores së njohur, duke u dhënë një afat 48 orësh për të hequr tendat dhe çdo strukturë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Ai theksoi se hapësirat publike janë për qytetarët dhe nuk mund të privatizohen në mënyrë abuzive, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Kujtojmë se më herët, në një tjetër lëvizje drastike, Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Vlorës, të cilët dhanë dorëheqjen prej këtij institucioni. Rama është shoqëruar në këtë takim nga kreu i bashkisë së këtij qytetit, Ermal Dredha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top