Berisha: SPAK jo vetëm që nuk heton, por mbron kartelet e drogës

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur Prokuroria e Posaçme nuk i heton kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Përkundrazi sipas Berishës, SPAK ka gjetur mënyrën që edhe t’i mbrojë.

Ai tha më tej se SPAK nuk vepron kurrë ndaj bandave kriminale, përveç rasteve kur një tjetër shtet sjell dosje.

“Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit. Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 milionë euro nga Dubai në bankat europiane. E ka zënë nga investimet në jug. Altin Troplini është thjesht bashkëpunëtori i këtyre organizatave, që detyrohet të ndërhyjë vetëm kur vijnë dosje nga jashtë. A e konstatoni ju, të nderuar gazetarë dhe qytetarë se, kjo Prokurori nuk vepron kurrë kundër kartele të drogës dhe organizatave kriminale, në qoftë se një shtet nuk sjell dosje. A doni t’ua jap të gjitha me fakte? Për Altin Troplinin, krimi i organizuar nuk ekziston. Organizatat kriminale nuk ekzistojnë, kartelet e drogës nuk ekzistojnë.

Sjellin vendet partnere rregjistrime për x, y dhe merren me të. Po paratë e Arkend Ballës? 2 mln euro. Një rrogëtari në një universitet, që të gjitha nga firma e ortakut në Vlorë, të anëtarit të kartelit në Vlorë, Nexhmi Danaj, vëllait i ish-kryetarit të qarkut, ku ishte menaxher ky. Këta jo vetëm që nuk hetojnë, po kanë gjetur një mënyrë se si të mbrojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Bosin, koordinatorin e tyre e marrin gjoja, shkojnë e i sekuestrojnë makina që thuhet se ishin të Elvis Doçit, të Troplinëve. Hajt ta themi se nuk kanë qenë, se nuk mund të flas tani për pronësinë e tyre. Ky paska qenë krimi i tij. Skapi është një organizatë kriminale në duart e partisë së krimit, zotëri. Kaq është e vërteta.”, tha Berisha.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top