Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë një ultimatum deputetëve të zgjedhur 2 javë për të dalë në terren dhe për të inspektuar zonat e zaptuara. Gjatë videos live, Rama ka theksuar se në këto zgjedhje kanë marë 83 mandatë dhe kjo është një arsye më shumë për të fjetur më pak gjumë dhe për më shumë punë. Ndërkohë që theksoi se në 2-javorshin e dytë të korrikut do të futën në punë autoritetët si policia bashkiake dhe IMT për të hequr trarët e vendosur.
Rama: Në dy javë dua inventarët, kemi marrë 83 mandate, kjo është arsye për të fjetur më pak gjumë. Se ka dhe nga ata që flenë më shumë, por kjo duhet të ndalet. në dy javë dua inventarët, në 2 javorshin e dytë të korrikut, do të bëjmë gati policinë bashkiakë dhe çdo institucion për të rregulluar zonat e zaptuara. Policia duhet të rrisë vigjilencën për çdo ndërhyrje pa leje.