Mundësia për zgjedhje të parakohshme në Tiranë, Rama: Nuk i dihet si shkon kjo punë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në selinë rozë një mbledhje me deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit. Ndërkohë janë zbardhur edhe disa detaje nga takimi.

Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Raportohet po ashtu se Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama. Kjo dilemë e kryeministrit për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend lidhet edhe me atë se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top