Trump i zhgënjyer me Putin: Nuk mendoj se ai është i gatshëm t’i japë fund luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve herët të martën se ishte i zhgënjyer me Presidentin rus Vladimir Putin, sepse nuk mendonte se ai ishte i gatshëm t’i jepte fund luftës së vazhdueshme me Ukrainën. Ai tha gjithashtu se do të fliste me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy më vonë gjatë ditës së sotmr.

Mbrëmë, republikani deklaroi se gjatë telefonatës së tij me homologun e tij rus, nuk pati përparim drejt shpalljes së armëpushimit dhe përfundimit të konfliktit të armatosur.

Trump deklaroi gjithashtu sot se përgjigjja e lëvizjes islamiste palestineze Hamas ndaj propozimit që i është paraqitur nëpërmjet Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim në luftën me Izraelin në Rripin e Gazës ka të ngjarë të dihet brenda 24 orëve të ardhshme .

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top