Jobe Bellingham humbet sfidën me Jude: nuk luan ndaj Real sepse nuk njeh rregullat

Të gjithë prisnin të shihnin përplasjen e parë të madhe mes Jude Bellingham dhe vëllait të tij Jobe në Kupën e Botës për Klube, rastin e parë për një ndeshje “familjare” mes dy talenteve anglezë: më i vogli ka lënë së fundmi Southampton për të veshur fanellën e Borussia Dortmund, pikërisht siç ndodhi me vëllain e tij më të madh përpara se të kalonte te Real Madrid. Por në këtë takim, blerja e re e klubit gjerman nuk do të jetë, fajin e ka një pakujdesi që e ka penalizuar.

Në 1/8 e finales, Dortmund fitoi kundër Monterrey dhe në raundin pasues të fazës me eliminim direkt do të përballet me Blancos, një ndeshje veçanërisht e vështirë kundër një prej skuadrave pretendente për fitoren e turneut. Por Jobe nuk do të jetë në fushë për t’u përballur me vëllain e tij dhe do të duhet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, duke u rikthyer në lojë vetëm për një gjysmëfinale të mundshme.

Pse Jobe Bellingham nuk do të luajë kundër vëllait të tij
Kartoni i verdhë i marrë kundër Monterrey ka sjellë pezullimin për më të voglin e familjes Bellingham, i cili nuk e dinte këtë rregull: në Kupën e Botës për Klube pezullimi vjen pas dy ndëshkimeve, ndryshe nga sa ndodh kur luhet një ndeshje kampionati. Jobe nuk e dinte dhe vetëm pas pushimit kuptoi që nuk do të mund të përballej me vëllain e tij në çerekfinale.

Këtë e ka zbuluar trajneri i tij, Niko Kovac, i cili ka qenë i detyruar t’i shpjegojë rregulloren e turneut: “Jobe nuk e dinte që me kartonin e dytë të verdhë ishte automatikisht i pezulluar. Në pushim nuk e kuptonte ende që nuk do të mund të luante ndeshjen tjetër; iu desh ta thosha unë.” Për të ka qenë një dush i ftohtë sepse do të donte ta sfidonte Jude për herë të parë në karrierën e tij, por do t’i duhet ta shtyjë ndoshta duke menduar për një përballje të mundshme në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top