Futbolli është tronditur nga lajmi i aksidentit tragjik në Spanjës, ku humbën jetën sulmuesi i Liverpool Diogo Jota e vëllai i tij. 28 vjeçari, sapo ishte martuar me të fejuarën e tij Rute Cardoso dhe kishte tre fëmijë. I vëllai André, dy vjet më i ri, ishte gjithashtu futbollist profesionist i Penafiel.
Shkaku i dyshuar i aksidentit ku humbën jetën Diogo Jota e i vëllai
Shpimi dhe shpërthimi i një gome, që ndodhi gjatë përpjekjes për të kryer një parakalim (por ky është vetëm një interpretim i momentit në pritje të konfirmimeve zyrtare më të detajuara), do të kishte shkaktuar rrëshqitjen e mjetit, të pamundur për t’u kontrolluar nga drejtuesi i automjetit. Pak më vonë, automjeti mori flakë duke mos lënë asnjë mundësi shpëtimi për sulmuesin e Reds Diogo Jota e as për vëllain që ishte me të.
Dos jóvenes fallecen en un accidente en la A-52 (Palacios de Sanabria).
Interviene el Parque de Bomberos de Rionegro del Puente (Zona Norte del Consorcio de la @DiputacionZA)
El vehículo se incendió y las llamas se propagaron a la vegetación.
Tenían 28 y 26 años. DEP. pic.twitter.com/tqEhIS6iiY— Diputación Provincial de Zamora (@DiputacionZA) July 3, 2025
Dhjetë ditë më parë martesa me Rute Cardoso
Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë. Në profilin personal në Instagram dhe në atë të gruas janë fotot e ceremonisë dhe të “po-së përjetë” që çifti kishte shkëmbyer më 22 qershor. Fotot tregonin çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe një vajzë e lindur në 2024. Ai do të duhej të kthehej në Merseyside pas një jave për të nisur përgatitjet me skuadrën.
• 22 de Junho de 2025 •
Sim, para sempre ♾️ pic.twitter.com/pZvQwKADgd— Diogo Jota (@DiogoJota18) June 28, 2025
Kush ishte Diogo Jota, futbollist portugez i Liverpool
Bota e futbollit portugez, spanjoll dhe anglez është në shok. Diogo Jota ishte blerë nga Liverpool në 2020, i cili e kishte marrë nga një tjetër klub i ishullit (Wolverhampton) duke paguar 44,7 milionë euro. Që atëherë ai ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Reds me të cilët ka luajtur 182 ndeshje, ka shënuar 65 gola dhe ka dhënë 26 asistime.
Me fanellën e klubit të Merseyside kishte fituar tre trofe: në sezonin e kaluar kishte triumfuar në Premier League (2024-25) por në vitrinë kishte vendosur edhe një FA Cup (2021-22) dhe një Kupë të Ligës (2021-22). Së fundmi kishte festuar edhe suksesin në Nations League të fituar me përfaqësuesen luzitane që mposhti në finale Spanjën me penallti.
Diogo Jota kishte filluar karrierën në vendlindje te të rinjtë e Gondomar për t’u transferuar më pas te përfaqësuesja U19 e Paços Ferreira (me të cilin mbërriti edhe në ekipin e parë). Atletico Madrid dhe Porto ishin formacionet e tjera me të cilat kishte veshur fanellën përpara transferimit në Angli.