Tre ditë zjarr në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

Prej tre ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në landfillin e inceneratorit të Elbasanit teksa sot ka nisur ndërhyrja nga ajri. Flakët dhe tymi që ka pushtuar zonën kanë krijuar ndotje alarmante në qytet.

Edhe pse flakët janë shuar në sipërfaqe, zjarri vazhdon të digjet në thellësi të masës së mbetjeve, duke lëshuar shtëllunga tymi të dendur.

Zjarri nisi rreth orës 17:00 të së martës, dhe për fikjen e tij janë angazhuar strukturat zjarrfikëse dhe emergjencat civile të qarkut Elbasan, si dhe ekipe nga Tirana, Kamza, Berati dhe Ministria e Mbrojtjes.

Duhet theksuar se prej vitesh, situata në këtë landfill është problematike dhe plehrave shpesh u vihet flaka. Inceneratori i Elbasanit është jashtë funksionit, ndërsa rreth 50 mijë ton mbetje depozitohen çdo vit në këtë fushë, nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top