Prej tre ditësh aktiv zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit

Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme, ndërsa flakët djegin mbetjet urbanë të shtatë bashkive. Zjarri prej tre ditësh është aktiv ndërsa tymi ka “pushtuar” zonën.

Zjarri që dyshohet të jetë vënë qëllimisht nisi pasditen e djeshme rreth orës 15:00, në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit. Flakët e mëdha dhe shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth.

Mësohet se mbi sipërfaqe janë hedhur të paktën 10.000 m3 dhera, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve në sipërfaqe. Zjarri në landfill është tashmë në ditën e tij të tretë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve me grimcat e dëmshme që lëshpohen në ajër. Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top