Juventus është jashtë nga Kupa e Botës për Klube pas humbjes 1-0 kundër Real Madrid në 1/8 e finaleve. Një sfidë që, krahasuar me humbjen kundër Manchester City, ka nxjerrë në pah rritjen e skuadrës sidomos në fazën mbrojtëse. Igor Tudor nuk mund të jetë i kënaqur për kualifikimin e humbur, por sigurisht mund të quhet i kënaqur me paraqitjen në përgjithësi të bardhezinjve. Një ndeshje e karakterizuar, siç është bërë zakon tashmë në këtë Kupë Bote për Klube, nga vapë e madhe. Një gjendje ambientale që e ka vënë në sprovë edhe më shumë Juventusin, krahas përpjekjes fizike të bërë për të mposhtur një skuadër të blinduar si Real Madrid.
Sfilitja e lojtarëve dhe zëvendësimi i Yildiz
Dhe këtë Tudor e theksoi në konferencë për shtyp, duke nxjerrë në pah edhe një ndryshim thelbësor mes Juventusit të tij dhe Real Madrid: “Djemtë shtynë pak më shumë, kishin vështirësi të vraponin dhe në fakt dhjetë lojtarë më kërkuan zëvendësim, por nuk ishte e mundur, ishte një lodhje e jashtëzakonshme”. Pa harruar Yildiz, i nxjerrë jashtë befasisht, por për tepricë kujdesi nga Tudor. Në këtë pikë trajneri i bardhezinjve thekson një aspekt thelbësor që doli gjatë ndeshjes mes Juves dhe Real: “Ata bënë zëvendësim duke futur Mbappé – shpjegon ai -. Nëse Reali shkonte me 200 në orë, me të në fushë shkonte me 250”.
Juventus, nga fjalët e Tudor, ka dhënë gjithçka për të tentuar të kryente mrekullinë kundër një skuadre si Real Madrid, sigurisht tashmë i formuar, i konsoliduar dhe gati për të konkurruar në të gjitha garat. Bardhezinjtë përkundrazi po hedhin tani themelet për të ndërtuar një grup solid, i cili me Tudor duket se po tregon tashmë aspekte interesante në fushë, por do të duhet ende kohë. “Dy ndeshjet e fundit (kundër City dhe Real) do të jenë një shkollë për të ardhmen” – theksoi trajneri i Juventus që tani do të përqendrohet tek grumbullimi pas pushimeve të merituara.
Fjalët e Tudor pas Real Madrid-Juventus
“Duhet t’i bëj komplimente djemve, vunë në zbatim planin që kishim përgatitur, dhanë gjithçka në këto kushte” – tha sërish Tudor, i cili kundër Real Madridit u detyrua të bënte pa Savonën dhe Gattin në mbrojtje – ky i fundit hyri vetëm në fund pas etheve të ditëve të fundit – por që në të njëjtën kohë gjeti një Rugani në gjendje shumë të mirë, i cili mund t’i hyjë shumë në punë Juventusit për sezonin e ardhshëm. “Vuajtëm kur duhej të vuanim – përfundoi Tudor -. Tani duhet të pushojmë mirë dhe të rifillojmë”.