Dështimet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon sot dhe nesër liderët politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur për herë të dytë liderët e partive politike në përpjekje për të zhbllokuar krizën institucionale pas 40 dështimeve për konstituimin e Kuvendit.

Takimet janë planifikuar për dy ditë, ku të mërkurën do të takohen liderët e partive shqiptare dhe të enjten ata nga komunitetet joshumicë.

Ndryshe nga hera e parë, kësaj radhe Osmani do t’i takojë liderët individualisht. Të gjithë liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përfshirë Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn. Ndërkohë, vendi ndodhet në një bllokadë të thellë institucionale, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon përfundimin e konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top