15 shoferë të arrestuar gjatë një jave në Tiranë, 559 të gjobitur

15 shoferë janë arrestuar dhe vënë nën hetim gjatë një jave në Tiranë, pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

56 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

559 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

348 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardh, ndërsa 542 të tjerë janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

175 gjoba janë vendosur gjatë një jave për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. Gjatë javës që lamë pas 15 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 56 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 559 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 348 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 542 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 175 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top