Kryeministri Edi Rama në samitin e Shkupit ka deklaruar se vendi ynë është shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat, Rama ka theksuar se plani i përbashkët do të realizohet plotësisht.
“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht,” tha Rama.