Zjarret po shpërthejnë në mënyrë të pakontrollueshme në tre provinca të Turqisë, ndërsa pesë fshatra dhe dy rrethe në Izmir janë evakuuar. Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli theksoi se beteja me flakët vazhdon në Manisa dhe Hatay, pasi erërat e forta po shkaktojnë rishfaqje të vazhdueshme.
Rexhep Tajip Erdogan menjëherë pas mbledhjes së kabinetit deklaroi se që nga 1 qershori janë regjistruar 1,516 zjarre në pyje, nga të cilat 1,507 janë vënë nën kontroll. Ai shtoi se pothuajse të gjitha janë për shkak të zjarrvënies së qëllimshme. Siç njoftoi ai, arrestimet për zjarrvënie deri më tani arrijnë në 31.
Sipas transmetuesit turk NTV, katër zjarre në dy ditët e fundit në Izmir janë vënë nën kontroll, por shtatë fronte mbeten aktive, dy prej të cilave janë në Kula dhe Ahmetli në Manisa. Zjarret janë gjithashtu duke vazhduar në Adana.