Programi’’Nacional.Al ‘’ dhe ‘’ Sulmit’’ për Dalje nga Kriza

Programi’’Nacional. Al ‘’.Dhe ‘’ Sulmit’’ për Dalje nga Kriza

Për një Shqipëri të Fortë, Prodhimtare dhe të Drejtë

Shkruar nga Flamur Bucpapaj

 

Nacional.al nuk është vetëm një mendimtare e kohës së vet – ajo është zëri i një Shqipërie që kërkon të rilindë. Me besimin e patundur në forcën e kombit dhe drejtësinë e kauzës shqiptare, ajo  ngre programin e shtetit të fortë, prodhues dhe konkurrues. Shqipëria që ajo  parashikon nuk është një ëndërr, por një detyrë që pret zgjim.”

 

Hyrje Filozofike dhe Ekonomike: Kapitalizmi Shqiptar ka Dështuar

Pas më shumë se 35 vitesh tranzicion të pakontrolluar, Shqipëria përballet me pasojat e një kapitalizmi periferik dhe të deformuar: pasuri të përqendruar në duart e pak vetëve, papunësi kronike, ikje masive e të rinjve dhe varfëri sistemike. Kjo është shprehje e një ekonomie ku shteti u tërhoq nga përgjegjësia, duke i lënë burimet kombëtare në mëshirën e tregut të egër, ndërsa drejtësia sociale u zëvendësua nga spekulatorët.

 

“Kapitalizmi shqiptar ka dështuar sepse e ndërtoi ekonominë mbi interesin individual dhe jo mbi mirëqenien kolektive.”

 

Në vend që të ndërtohej një sistem prodhues kombëtar, u zëvendësua industria me importet, arsimimi me diploma boshe, dhe shteti me klientelë politike. Sot, shqiptarët janë më të varfër në tokën e vet, dhe më të huaj në vendin e tyre.

 

Zgjidhja: Shtet Kombëtar Prodhues – sipas filozofisë së Keynes-it

Ekonomisti britanik John Maynard Keynes, në kulmin e krizës së viteve ’30, mbrojti me forcë ndërhyrjen aktive të shtetit në ekonomi. Ai theksoi se pa punësim të plotë dhe investim shtetëror, tregu vetë nuk i rregullon dot krizat. Ky është thelbi i filozofisë që duhet të ndjekë Shqipëria sot:

 

Punësim i plotë i popullatës aktive, jo vetëm si domosdoshmëri ekonomike, por si dinjitet njerëzor.

 

Ndërhyrje shtetërore në industri, bujqësi, arsim dhe energji, si instrument për prodhim kombëtar.

 

Ridistribuim i pasurisë kombëtare, përmes taksave progresive, bankave shtetërore dhe pronës publike në shërbim të qytetarëve.

 

“Nëse tregu dështon të punësojë njerëzit, atëherë është detyrë morale e shtetit ta bëjë këtë.” — J.M. Keynes

 

Kjo filozofi nuk është komunizëm, por kapitalizëm racional dhe kombëtar, ku shteti merr përgjegjësinë që tregu refuzon: të investojë në njerëz, të krijojë fabrika, të ndërtojë spitale, shkolla dhe banesa – dhe të rikthejë shpresën e humbur tek qytetari shqiptar.

 

 

 

Pas më shumë se tri dekadash tranzicion të dështuar, korrupsioni galopant, varfëri strukturore dhe shkatërrim i sistemit shtetëror, është koha për një sulm nacional, për një lëvizje gjithëpopullore dhe institucionale që do të shpëtojë kombin nga shkatërrimi. Ky program është një hartë e qartë strategjike, e ndarë në faza dhe kapituj, për të rindërtuar shtetin shqiptar mbi themele të reja: forcë prodhuese, ushtri moderne, drejtësi reale, ekonomi të qëndrueshme dhe arsim të dobishëm.

 

“Shqipëria nuk do të jetë më një vend që i shikon bijtë e saj të largohen, por një atdhe që i pret me dinjitet, punë dhe strehë.”

 

  1. RINDËRTIMI I FUQISË USHTARAKE KOMBËTARE

 

Shërbim i detyrueshëm ushtarak për meshkuj dhe femra: 25.000 ushtarë aktivë dhe 250.000 rezervistë.

 

Pajisja me 900 tanke moderne, 30 avionë F-16, dronë luftarakë dhe teknologji për luftë kibernetike.

 

Krijimi i tre divizioneve të përhershme në Kukës, Shkodër dhe Gjirokastër.

 

Rihapja e shkollës së Aviacionit dhe ngritja e Akademisë Ushtarake.

 

Ndërtimi i fabrikave ushtarake për prodhim municioni dhe armatimi për NATO-n dhe mbrojtjen vendase.

 

  1. RINGRITJA E EKONOMISË SHTETËRORE DHE PRODHOESE

 

Rikthimi në kontroll shtetëror i industrive strategjike: nafta, minierat, energjia.

 

Rihapja e Rafinerisë së Fierit dhe Uzinës Kimike Laç-Fier.

 

Krijimi i Korporatave të Prodhimit të Përbashkët në të gjitha qarqet.

 

Punësim i detyrueshëm për të gjithë qytetarët e aftë për punë – fund papunësisë.

 

III. BUJQËSIA, USHQIMI DHE AGROBIZNESI

 

Ngritja e Ndërmarrjeve të Grumbullimit në zonat malore dhe fushore.

 

Pastrim i rezervuarëve dhe kanaleve kulluese në Myzeqe dhe zona të tjera.

 

Shteti garanton treg për prodhimin bujqësor vendas.

 

Dënim penal për pesticidet e ndaluara dhe helmet ushqimore.

 

Kontroll total ndaj importit të ushqimeve që dëmtojnë shëndetin dhe ekonominë.

 

  1. REFORMA FINANCIARE: BANKAT DHE MBËSHTETJA PËR RININË

 

Krijimi i dy bankave shtetërore: Banka për Zhvillim Kombëtar dhe Banka Bujqësore e Prodhimit.

 

Kredi falas 20.000 dollarë për çdo çift të ri të martuar që ndërton jetën në Shqipëri.Shtepi falas për ta

Shtepi popullore  për njerzit  në nevoje

Jo më të pastrehë

Zhvillim  I veriut  ,turizmit malor, etj

 

Rroga minimale 1500 euro për sektorët strategjikë.

 

Kontroll i ashpër ndaj kapitaleve mafioze dhe parasë së zezë.

 

  1. ARSIM I DOBISHËM, FALAS DHE I DETYRUAR

 

Arsim 9-vjeçar falas dhe i detyrueshëm për çdo qytetar.

 

Heqje e sistemit të mesatares për shkollat profesionale.

 

Mbështetje për shkollat teknike dhe bujqësore.

 

Edukim ushtarak dhe disiplinor në shkollat e mesme.

 

Arsimi i lartë falas për të gjithë studentët që studiojnë degë prioritare kombëtare.

 

“Një komb që nuk arsimon të rinjtë e vet, është një komb që humb të ardhmen.”

 

  1. SHËNDETËSI FALAS DHE SIGURIM I DETYRUESHËM SHËNDETËSOR

 

Shëndetësi publike FALAS për çdo qytetar pa dallim.

 

Sigurimi shëndetësor do të jetë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët, i garantuar nga shteti për të pastrehët dhe të papunët.

 

Rindërtim i spitaleve rajonale, furnizim me pajisje moderne dhe kthim i mjekëve nga diaspora.

 

Qasje falas në mjekun e familjes, urgjencë dhe trajtime themelore për çdo individ.

 

“Asnjë qytetar nuk do të vdesë i pambrojtur në trojet e veta.”

 

VII. STREHIMI SOCIAL DHE BANESAT PËR RININË

 

Krijimi i strehave shtetërore për jetimët, të pastrehët dhe gratë në nevojë.

 

Çdo çift i martuar do të ketë të drejtën për një banesë sociale nga shteti, me kontratë afatgjatë ose pronësi të pjesshme.

 

Bonus qiraje ose kredi pa interes për familjet e reja.

 

VIII. KULTURA KOMBËTARE DHE MEDIA E LIRË

 

Rihapja e Kinostudios “Shqipëria e Re” – prodhim i detyrueshëm i 12 filmave shqiptarë në vit.

 

Krijimi i Estradave të rretheve dhe mbështetje për shkrimtarët profesionistë.

 

Mbrojtje e gjuhës shqipe dhe literaturës kombëtare në çdo shkollë dhe institucion.

 

Media e lirë: asnjë gjobë apo ndalim për gazetarët. Shtyp i pavarur nga shteti.

 

  1. REFORMA SHTETËRORE DHE POLITIKE

 

Ndalohet me ligj pjesëmarrja në politikë e çdo individi që ka drejtuar mbi 8 vjet ose ka qenë pjesë e qeverive të kaluara.

 

Mandat maksimal 2 herë për Kryeministrin.

 

Presidenti zgjidhet nga populli.

 

Parlament me 80 deputetë dhe 8 senatorë të përzgjedhur me votim kombëtar.

 

Referendume popullore për vendime të mëdha.

 

  1. DREJTËSI E PAVARUR DHE ANTIKORRUPSION

 

Zgjedhje të drejtpërdrejta për gjyqtarët dhe prokurorët.

 

Futja e teknologjisë artificiale në gjyqësor për mbikëqyrje dhe ndëshkim automatik të padrejtësive.

 

Sekuestrim i menjëhershëm i pasurisë së paligjshme.

 

Dënime kapitale për mafiozët e rrezikshëm dhe ekzekutuesit e drejtësisë.

 

  1. KTHIMI I DIASPORËS NË ATDHE

 

Program Kombëtar për Kthimin e Diasporës: arsim falas për fëmijët, punësim dhe banim.

 

Ndërtim qytetesh të reja për pritjen e shqiptarëve nga jashtë.

 

Incentiva për çdo shqiptar që kthehet: lehtësira tatimore dhe qasje në prona shtetërore.

 

XII. ZGJEDHJE TË LIRA, SHTET DIGJITAL

 

Çdo qendër votimi do të jetë nën mbikëqyrje kamerash dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

 

Kush manipulon zgjedhjet dënohet me burg të rëndë.

 

Platformë e hapur online për çdo vendim shtetëror, tender, kontratë.

 

Digitalizim i OSHEE, Ujësjellësit, doganës dhe shërbimeve administrative.

 

XIII. ENERGJIA E GJELBËR DHE SIGURIA ENERGJETIKE

 

Ndërtimi i qendrave fotovoltaike në të gjitha zonat me potencial diellor.

 

Investim në energjinë e erës në zonat kodrinore dhe bregdetare.

 

Krijimi i qendrës së parë bërthamore për energji në bashkëpunim me vendet aleate (vetëm për qëllime paqësore).

 

Politika energjetike kombëtare për dekarbonizimin dhe pavarësinë energjetike të Shqipërisë.

 

XIV. STRATEGJIA E ZBATIMIT – NË 3 FAZA

 

Faza I: Stabilizimi Kombëtar (Viti 1–2)Ndryshime kushtetuese, struktura e re shtetërore, marrja nën kontroll e sektorëve jetikë.

 

Faza II: Prodhimi dhe Siguria Sociale (Viti 3–5)Rindërtimi i ekonomisë prodhuese, krijimi i fabrikave, kthimi i të rinjve në punë.

 

Faza III: Shqipëria Shtet Modern (Viti 6–10)Zgjedhje të reja, zhvillim i qëndrueshëm, drejtësi e garantuar, dinjitet kombëtar.

 

OBJEKTIVA DERI NË VITIN 2035

 

Shqipëria si qendër strategjike e NATO-s në Ballkan.

 

Ekonomi kombëtare me rritje mbi 6% çdo vit.

 

Rikthimi i 500.000 shqiptarëve nga diaspora.

 

100 fabrika të reja prodhimi.

 

100% energji nga burime të ripërtëritshme.

 

Drejtësi popullore dhe gjykata të pastra.

 

Media e lirë dhe shtet i fortë përballë krimit.

Reforme në polici  Krijimi xhandarmerisë dhe policia ushtarake të marrë kopetca  si policia tjetër

 

Forcë detare  të njëjt si Greqia  dhe vëndet tjera të Natos

Jo falje toke për integrim Koha për të mbrojtur të gjithë shqiptart kudo që janë sipas kushtetutës

Paisja me pashaport shqiptare kush deshiron atë Pra për shqiptart jashtë kufinjëve

Ballkan pa kufinj në paqe  dhe tregti të ndërsjell Kush do luftë do i   përgjigjemi  Duke vënë në vënd padrejtësitë që na janë bërë deri tani

 

“Kjo është ora e kombit. Koha për të luftuar jo me armë kundër vëllezërve, por me punë, drejtësi dhe dashuri për atdheun. Tani ose kurrë!”

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top