Kanye West, këngë dedikuar Diddy

Teksa gjyqi penal ndaj Sean “Diddy” Combs po afrohet drejt përfundimit, djali i tij, Christian “King” Combs, publikoi të premten albumin e ri Never Stop, në bashkëpunim me Kanye West.

Projekti përfshin këngën “Diddy Free”, një deklaratë e drejtpërdrejtë në mbështetje të babait të tij.

Kënga hapet me vargun: “S’ka gjumë derisa ta shohim Diddy-n të lirë.” Më tej, King Combs vazhdon: “Kur situata bëhet e dyshimtë, ata luajnë viktimën. Fytyrë e pastër, por ata po përpiqen të njollosin imazhin.”

EP-ja hapet me këngën “Lonely Roads”, ku si artiste e ftuar figuron edhe North West, vajza e Kanye West.

Publikimi i projektit erdhi pak para se ekipi ligjor i Diddy-t të jepte argumentet përmbyllëse në sallën e gjyqit të premten në mëngjes. Avokati kryesor i tij, Marc Agnifilo, e quajti gjyqin një “proces të rremë”.

Kanye West, i cili ka qenë vazhdimisht në qendër të polemikave gjatë vitit 2025 për deklarata fyese në rrjetet sociale, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Diddy-n dhe u pa në sallën e gjyqit në Nju Jork në fillim të këtij muaji.

Sean Combs përballet me akuza të rënda për trafikim seksual dhe pjesëmarrje në një rrjet kriminal – akuza për të cilat mund të përfundojë me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Ai ka deklaruar pafajësinë për të gjitha akuzat.

Pas më shumë se një muaji dëshmish dhe provash, Combs zgjodhi të mos dëshmonte në gjyq këtë javë. Të enjten, prokurorët federalë mbajtën argumentet e tyre përmbyllëse që zgjatën katër orë e gjysmë, duke i bërë thirrje jurisë që ta shpallë fajtor Diddy-n dhe duke e quajtur atë “udhëheqës i një organizate kriminale”.

“E gjithë kjo jep një pamje të qartë të mënyrës se si i akuzuari ka kryer krimet,” tha prokurorja Christy Slavik. “Deri më sot, ai ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë për shkak të parasë, pushtetit dhe ndikimit të tij. Por kjo mbaron këtu. Ka ardhur koha për drejtësi.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top