Ish-i i Taylor Swift thumbon këngëtaren: “Poeti më i mirë”

Matty Healy, ish-i i Taylor Swift dhe frontmeni i grupit “The 1975”, duket se ka thumbuar këngëtaren e njohur gjatë një performance në Glastonbury Festival në Angli.

Gjatë koncertit të së premtes mbrëma në Worthy Farm, Somerset, Healy u drejtua turmës duke thënë:

“Ajo që po kuptoj nga ky moment është se ndoshta jam më i miri.”

“Ndoshta jam kantautori më i mirë i brezit tim,” vazhdoi ai, ndërsa ngriti një gotë birre. “Më i miri, si thoni ju — NJË POET — zonja dhe zotërinj, ky jam unë.”

Komentet e Healy u interpretuan si një thumbim ndaj albumit të vitit 2024 të Swift, “The Tortured Poets Department”, për të cilin thuhet se përmban disa referenca ndaj marrëdhënies së saj të shkurtër me Healy.

Healy dhe Swift ishin në një lidhje të shkurtër nga maji deri në qershor të vitit 2023, pak pas ndarjes së artostes nga aktori Joe Alwyn. Gjatë asaj kohe, ata u panë shpesh bashkë në publik dhe Healy ndoqi disa nga koncertet e turneut “Eras” të Swift.

Ata u fotografuan gjithashtu duke dalë nga studioja “Electric Lady” në Nju Jork dhe duke u përqafuar në “Casa Cipriani” me miqtë Jack Antonoff dhe Margaret Qualley.

Sipas burimeve për “Entertainment Tonight”, ndarja e tyre ndodhi për shkak të “mospërputhjeve dhe orareve të ngarkuara”.

Kur Swift publikoi albumin “The Tortured Poets Department” në prill 2024, fansat spekuluan se disa këngë si:“Guilty As Sin”,”Down Bad”, “Chloe or Sam or Sophia or Marcus”,”The Smallest Man Who Ever Lived”, “I Can Fix Him (No Really I Can)”, ishin të frymëzuara nga lidhja e saj me Healy.

Një burim i tha “Us Weekly” se Healy ishte “i habitur dhe i lënduar” nga përmbajtja e albumit.

Taylor tani është në një lidhje me Travis Kelce, ndërsa Matty u fejua me modelen Gabbriette Bechtel në qershor të vitit 2024.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top