Ronaldo në kontratë ka 16 persona të paguar nga Al Nassr: punojnë në shtëpinë e tij

Cristiano Ronaldo do të ketë një “oborr” prej plot 16 personash që do të jenë në shërbim të tij, të paktën për aq kohë sa të qëndrojë te Al Nassr. Tre shoferë, katër pastruese, dy kuzhinierë, tre kopshtarë dhe katër punonjës sigurie do të punojnë për CR7 me kohë të plotë dhe të gjithë do të jenë në listën e pagave të klubit saudit, i cili do të mbulojë edhe shpenzimet për udhëtime me avion privat deri në rreth 5 milionë euro.

Edhe kjo bën pjesë në kontratën milionëshe të nënshkruar nga pesë herë fituesi i Topit të Artë portugez për të rinovuar marrëveshjen. Është një nga kushtet/benefitet e përfshira mes klauzolave dhe nënklauzolave të shkruara bardh e zi për t’i rezervuar kampionit një trajtim mbretëror. Si yll global që është, i ka parë të plotësohen të gjitha dëshirat. Deri në vitin 2027 do të fitojë aq shumë para sa nuk do të ketë kohë as t’i numërojë… diçka si 600 mijë euro në ditë, duke grumbulluar të ardhura prej 200 milionë.

Ronaldo punëdhënës i vetvetes: aksionar i klubit me 15%
Përmasat e shumës përfaqësojnë vetëm pjesën më sipërfaqësore të marrëveshjes, atë që bën më shumë përshtypje duke marrë parasysh shifrat, por ka edhe detaje të tjera që e pasurojnë akoma më shumë këtë marrëveshje. Duke filluar nga një detaj aspak i papërfillshëm: ish-lojtari i Real Madrid do të jetë edhe aksionar i klubit: duke zotëruar një paketë aksionesh prej 15% të “tortës” (rreth 40 milionë euro) do të jetë, qoftë edhe pjesërisht, punëdhënës i vetvetes.

Bonuse milionëshe për të firmosur kontratën
Për të thënë “po”, për të shtrënguar dorën, për të marrë stilolapsin dhe për të bërë fotografinë klasike, Cristiano Ronaldo gjithashtu ka kërkuar (dhe ka marrë) njohjen e një bonusi në momentin e firmës: pak më pak se 30 milionë euro që mund të bëhen madje 45 milionë nëse aktivizohet edhe viti i dytë i kontratës. Deri këtu kompensimet “teknike”, ato që lidhen ngushtë me pjesën burokratike, pastaj janë ato të lidhura me aspektet sportive dhe garuese, që për një sportist të pangopur për fitore si CR7 janë një shtysë shtesë për të bërë gjithmonë më mirë, për të qenë në majë.

Lista e shpërblimeve të pasura sportive: 93 mijë euro për çdo gol
Ylli luzitan do të përfitojë 93 mijë euro për çdo gol të shënuar (shumë që rritet me 20% në vitin e dytë). Çdo asist do t’i sjellë 46 mijë euro (+20% nga sezoni i ardhshëm). Nëse Al Nassr arrin të fitojë titullin e Arabisë, duke triumfuar në Saudi Pro League, klubi do t’i japë një shpërblim prej gati 10 milionë euro. Të tjera 5 milionë do të shtohen në “ujëvarën” e të ardhurave nëse, si golashënues i kampionatit, do të fitojë Këpucën e Artë.

Benefite për partneritete komerciale në vlerë prej 70 milionë
Mbaron këtu? Jo, ka edhe të ashtuquajturin “kafshatë mirësjelljeje”, pjesën e fundit të tortës së shijshme: një bonus prej 7.5 milionë euro (të rrumbullakuara për pak më poshtë) nëse Al Nassr kualifikohet për Champions League aziatike dhe e fiton; 70 milionë euro që do të jenë fryti i marrëveshjeve të sponsorizimit me kompani të reja saudite dhe kompani në tregun aziatik.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top