Është Inter i rumunit Chivu rivali i parë i PSG dhe Manchester City për fitimin e Botërorit për Klube. Këtë, të paktën, e thotë Superkompjuteri i Opta-s, i cili duke analizuar të dhënat e performancës së çdo skuadre (përveçse shorteve) llogarit përqindjet përkatëse të suksesit: kampionët në fuqi të Europës kanë 20,6% mundësi për të ngritur trofeun, ndërsa skuadra e Guardiolës ndalet në 20,4%.
Në vend të tretë, edhe pse me një distancë të caktuar, Superkompjuteri ka nxjerrë pikërisht zikaltrit, me 12,4% mundësi. Përpara skuadrave të blinduara si Bayern Munich (11,3%) dhe Real Madrid (9,7%). Ndërkohë kualifikimi në çerekfinale për Lautaro dhe shokët e tij duket të jetë pothuajse një formalitet, pasi shanset e tyre për të kaluar fazën e parë me eliminim direkt janë 84,4%, kundrejt 15,6% të Fluminense.\
Më i pashpresë nga të kualifikuarit, Juventus
Po Juventus? Humbja e thellë kundër Manchester City e ka komplikuar rrugëtimin e bardhezinjve, të cilët në të tetat do të përballen me Real Madrid. Një pengesë tashmë mjaft e vështirë për t’u kapërcyer sipas Opta-s, pasi shanset për të arritur në çerekfinale janë vetëm 37,7%. Fitorja e turneut, rrjedhimisht, duket pothuajse një utopi: vetëm 2,5% mundësi, përqindja më e ulët në absolut midis klubeve europiane.
SUPERKOMPJUTERI I OPTA-S, LLOGARITË E PËRQINDJEVE
: Opta Supercomputer Predictions
With the knockout stage about to begin, the Opta supercomputer’s Club World Cup predictions break down each team’s chances of success.
Here are its latest projections…
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) June 27, 2025