Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, takimi i liderëve në Shkup javën e ardhshme

Një takim mes liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet të hënën dhe të martën në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Takimi do t’i kushtohet Planit të Rritjes për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa e pranishme do të jetë komisionerja europiane për zgjerim, Marta Kos. Kjo e fundit do të zhvillojë të hënën një takim me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski dhe do të pasohet nga një takim mes dy delegacioneve.

“Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim ndërmjet Kryetarit të qeverisë së republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.”-thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Të martën do të mbahen dy panele prej të cilëve i pari i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në këtë panel do të flasin kryeministri Mickoski dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos, të cilët do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për media.

Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave konkrete dhe mbështetje për zbatimin e Planit të Rritjes dhe në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të Bashkimit Europian, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top