Raphinha e thotë atë që po mendojnë të gjithë: Botërori për Klube i turpshëm

Për herë të parë në histori ka nisur këtë muaj Kupa e Botës për Klube, ku 32 skuadra nga shtatë kontinete kërkojnë trofeun e këtij turneu.

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha ka bërë një deklaratë të çuditshme, ku ka thënë se është turp për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, shkruan IndeksOnline.

“Kupa e Botës për klube? Është TURP të heqësh dorë nga pushimet për të luajtur diçka që je i detyruar të luash. Në asnjë moment lojtarët nuk u pyetën për datat nëse donin të luanin.”, ka deklaruar Raphinha.

Kjo është një deklartaë befasuese, pasi Barcelona nuk ishte pjesëmarrëse e edicionit të parë të Kupës së Botës për Klube.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top