Djali i princeshës së Norvegjisë vihet nën hetim për 3 përdhunime

Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë dyshohet për tre përdhunime dhe 23 vepra të tjera penale, tha policia e këtij vendi të premten. Marius Borg Høiby, i cili është djali i adoptuar i mbretit të ardhshëm të Norvegjisë, u arrestua 3 herë të ndara vitin e kaluar, në gusht, shtator dhe nëntor.

Pas një hetimi 10-mujor, policia norvegjeze tani ua ka dorëzuar çështjen prokurorëve të cilët do të vendosin nëse do të ngrenë akuza, tha zëdhënësi i policisë Andreas Kruszewski. Avokati i Høiby, Petar Sekulic, tha se klienti i tij “po i merrte akuzat shumë seriozisht, por nuk pranon asnjë shkelje në shumicën e rasteve, veçanërisht rastet që kanë të bëjnë me abuzimin seksual dhe dhunën”.

28-vjeçari, i cili nuk ka titull mbretëror ose detyra zyrtare, kishte qenë nën hetim që nga arrestimi i tij më 4 gusht 2024 me dyshimin për sulm. Në një deklaratë, Qarku i Policisë së Oslos tha se ata kryen një “hetim të plotë”, me një “numër të madh intervistash me dëshmitarë, disa kërkime dhe një shqyrtim të materialit të gjerë dixhital”.

Høiby u mor në pyetje disa herë gjatë vjeshtës së vitit 2024 dhe pranverës së vitit 2025 dhe “bashkëpunoi me policinë”, thuhej në deklaratë. Ndër veprat penale për të cilat policia tha se Høiby dyshohej ishin 4 akuza për sjellje seksualisht ofenduese, një akuzë për abuzim në një marrëdhënie të ngushtë dhe dy akuza për dëmtim trupor.

Policia konfirmoi se disa raste që përfshinin vepra penale seksuale ishin pushuar për shkak të “parashkrimit dhe arsyeve të provave”. “Nuk mund të hyj në detaje të mëtejshme rreth numrit të viktimave në këtë rast përveç konfirmimit se është një numër dyshifror”, tha z. Kruszewski. Shtëpia Mbretërore e Norvegjisë vuri në dukje në një deklaratë se çështja po vazhdonte përmes sistemit ligjor dhe nuk kishte asgjë tjetër për të shtuar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top