Alimehmeti: Ky sistem nuk e lejon që më të votuarit të jenë në Parlament

Beteja e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës nuk i dha mandatin e deputetit, siç Ilir Alimehmeti besonte.

Hapja sërish e kutive i uli dhjetëra vota kandidatit demokrat, pasi u vlerësuan si të pavlefshme. Por Alimehmeti akuzon Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ se është bërë pjesë e manipulimit të rezultatit, me leximin e gabuar të fletëve të votimit.

“Ata që janë mësuar të fusin duart, vazhdojnë të ndikojnë numëruesit. KAS i quan vota të shtuara ato vota që me vendim administrativ ka ndërhyrë te vullneti i qytetarëve, të cilët kanë votuar te mbiemri, si me sistemin e vjetër zgjedhor. Pra, kur këto vota duhet të ishin të vlefshme!”, thotë Alimehmeti.

Gjithashtu, Alimehmeti u shpreh se ka nevojë për analizë të brendshme në PD: “Parimi duhet të jetë që në Parlament përfaqësues duhet të jenë më të votuarit. Por ky sistem nuk e lejon.”

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top