Zjarr i madh pranë Athinës/ Tetë avionë në ndihmë për shuarjen e flakëve

Shërbimi i zjarrfikësve në Greqi është përballur me një vatër zjarri që ka prekur disa shtëpi afër qytezës detare të Palaia Fokaias, të ndodhur 40 kilometra në jug të Athinës. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve nga katër vendbanime, ka raportuar Reuters.
90 zjarrfikës, të ndihmuar nga tetë avionë dhe pesë helikopterë, u stacionuan në zonën Palaia Foakaia në përpjekje për ta shuar zjarrin që u përhap si rezultat i erërave të fuqishme, duke djegur edhe disa shtëpi.

Mbetet ende i paqartë numri i saktë i personave që u larguan nga shtëpitë e tyre.

Ditëve të fundit, Greqia po përballet me temperatura të larta që kanë arritur deri në 38 gradë Celsius.

Shteti grek ka shpenzuar qindra miliona euro për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe fermerëve lidhur me dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem e fatkeqësitë natyrore.

Krahas kësaj, janë blerë edhe pajisje të reja për shërbimin e zjarrfikësve në mënyrë që të përballen me zjarret, shuarja e të cilave është bërë gjithmonë e më e vështirë për arsye të temperaturave të larta gjatë sezonit të verës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top