Berisha për median amerikane: ‘Republika e Sorosit’ na ka kthyer prapa në komunizëm

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar në programin ‘Biseda që kanë rëndësi’ të revistës së njohur amerikane ‘The New American’. Në fjalën e tij, Berisha tha se ‘Republika e Sorosit’ që është krijuar në Shqipëri, e ka kthyer vendin prapa në komunizëm.

“Kombi i Shqipërisë po tërhiqet sërish drejt tiranisë komuniste falë George Soros-it, makinacioneve të administratës Biden, bandave të drogës dhe operatorëve komunistë,” paralajmëroi presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Shqipërisë dhe tani lider i opozitës, Sali Berisha, në një intervistë për “Conversations That Matter” me Alex Newman të revistës “The New American”.

Berisha, profesor dhe kirurg kardiak që ka shërbyer gjithashtu si kryeministër i Shqipërisë, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara duhet t’i kushtojnë vëmendje asaj që po ndodh nën regjimin e Edi Ramës.

I quajtur ndonjëherë nga kritikët “Ramaduro”, në referencë me ngjashmëritë me autokratin venezuelian Nicolás Maduro, Rama u soll në pushtet nga gangsterë, komunistë dhe tiranë.

Në fakt, siç diskutuan Newman dhe Berisha në intervistë, partia politike e Ramës, e njohur si Partia Socialiste, është Partia e Punës e riemërtuar, e cila e qeveriste Shqipërinë me dorë të hekurt gjatë kohës së komunizmit. Kjo përputhet me zbulimet e dezertorit të njohur të KGB-së, Anatoly Golitsyn, i cili kishte paralajmëruar se pas një shembjeje të inskenuar të qeverive komuniste, të njëjtët njerëz do të riemërtonin veten dhe do të qëndronin në pushtet.

Sot, Rama po kontrollon median dhe po përdor një sistem drejtësie të politizuar për të përndjekur të gjithë ata që i dalin kundër, paralajmëroi Berisha, duke tërhequr vëmendjen mbi ngjashmëritë me atë që përjetoi Trump nën administratën Biden. “Miliarderi George Soros dhe Departamenti i Shtetit i Bidenit ishin kritikë për ta sjellë këtë situatë,” shtoi ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top