Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Jamarbër Malltezi, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kishte kërkuar revokimin e kësaj mase, por kërkesa e tij u refuzua. Malltezi akuzohet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet dhe prej nisjes së çështjes ka qenë në masa të ndryshme sigurie.