Trump: S’jam i kënaqur me Izraelin e Iranin, shkelën armëpushimin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmë për arritjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit pas 12 ditë luftimesh, por ky armëpushim nuk u respektua.

Armëpushimi supozohej të fillonte në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale në Izrael, por pati tensione edhe në minutat e fundit para kohës kur duhej të ndaleshin luftimet.

Izraeli tha se Irani goditi me raketa edhe pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, ndërsa regjimi në Teheran mohoi një gjë të tillë. Pas kësaj, Izraeli dha urdhër për sulme në Teheran.

Presidenti Trump sapo u lajmërua pas zbardhjes së mëngjesit në SHBA, duke thënë se të dyja palët e shkelën marrëveshjen e armëpushimit dhe s’është fare i kënaqur me to.

Po ashtu, presidenti siguroi se programi bërthamor i Iranit është asgjësuar dhe se regjimi islamik nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top