Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.

Provimi nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale. Pas provimit të gjuhës së huaj, të Gjuhës shqipe dhe letërsisë, të Matematikës, maturantët kanë sot provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje. Rezultatet kanë dalë për dy provimet e para.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top