Tifozët e Athletic fshijnë Nico Williams nga murali: preferon Barcelonën

Largimi i Nico Williams do të shkaktojë pakënaqësi të mëdha mes tifozëve të Athletic Bilbao, të cilët e kanë bërë tashmë të qartë se çfarë mendojnë për kalimin te Barcelona. Sulmuesi është një idhull në Baskë, por largimi i tij e ka prishur plotësisht marrëdhënien me tifozërinë: fytyra e tij është fshirë nga një mural në qytet që e prezantonte së bashku me vëllain e tij Iñaki dhe me Iker Muniain, një tjetër legjendë e madhe e klubit bask.

Fytyra e lojtarit është mbuluar plotësisht me bojë të kuqe dhe në vend të saj është shfaqur një mbishkrim: “Qoftë se ikën apo qëndron, ke humbur respektin tonë”. Pra, as qëndrimi nuk do të mjaftonte për të ndrequr një marrëdhënie që tashmë është plotësisht e prishur. Nico Williams është një hap larg firmës me Barcelonën, që do të paguajë 60 milionë eurot e klauzolës së tij për të përforcuar sulmin.

Nico Williams i fshirë nga murali
Është një akt i fortë proteste nga ana e tifozëve që vetëm një vit më parë kishin vendosur ta nderonin të riun duke i kushtuar një mural në qytet bashkë me idhuj të tjerë të klubit. Në pak kohë gjithçka u rrëzua dhe mundësia e kalimit te Barcelona krijoi një krisje mes Nico Williams dhe gjithë tifozërisë. Fytyra e tij është fshirë nga vepra artistike dhe është mbuluar me një mesazh të pakëndshëm ndaj tij.

Faktin e ka denoncuar vëllai i tij, Iñaki, edhe ai i paraqitur në të njëjtin mural: “Pas çdo mungese anonime respekti, fshihet gjithmonë dikush shumë i vogël për t’u parë”. Të gjithë te Athletic janë të zemëruar me lojtarin e ri për kalimin e mundshëm te Barcelona: zërat qarkullonin që një vit më parë, por këtë herë blaugranat janë seriozisht të vendosur dhe synojnë të paguajnë klauzolën prej 60 milionë eurosh, me pëlqimin e Nico Williams që ka pranuar joshjen e kampionëve të Spanjës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top