I kujtoi Barcola, Acerbi kërcënon tifozin e PSG: “Jam i çmendur, të shemb në grushta”

Finalja e Champions League e humbur në mënyrë poshtëruese nga Inter kundër PSG është ende një plagë e hapur për Francesco Acerbi, i cili reagoi në mënyrë kërcënuese ndaj një tifozi të klubit francez që i kujtoi pesë topat e nxjerrë nga rrjeta në Mynih, por sidomos një aksion të veçantë në të cilin mbrojtësi zikaltër 37-vjeçar u turpërua publikisht nga Bradley Barcola, që sapo kishte hyrë në fushë në pjesën e dytë, kur ndeshja tashmë ishte e mbyllur. “Unë jam i çmendur, do të të rrah keq”, iu përgjigj Acerbi me ton të ashpër.

Interi dhe PSG-ja ndodhen të dyja në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube: zikaltërit e nisën me një barazim 1-1 kundër meksikanëve të Monterrey-t, ndërsa skuadra e Luis Enrique-s shkatërroi në debutim Atletico Madridin, për të humbur më pas papritur natën e kaluar ndaj Botafogos. Episodi mes mbrojtësit Acerbi dhe tifozit parisien ndodhi në prag të ndeshjes së dytë, që do të shohë skuadrën e Chivu të përballet të shtunën mbrëma kundër japonezëve të Urawa: nga fjalët e mbrojtësit milanez kuptohet se aksioni ku Acerbi u kalua lehtësisht nga Barcola gjatë finales së Ligës së Kampioneve ishte shkëndija që shkaktoi reagimin e tij.

Acerbi kërcënon: “Do të të rrah keq”
Acerbi i thotë tifozit – përmes një përkthyesi që ndodhet aty pranë – “you must be serious with him”, pra “duhet të jesh serioz me të”, më pas ndërhyn vetë për t’ia bërë të qartë djaloshit që mban veshur fanellën e PSG-së se, nëse vazhdon ta tallë, madje duke e imituar teksa bie në tokë pas një finte të Barcola-s, mund të përfundojë keq.

Acerbi e kërcënon hapur se do ta godasë me duar si përgjigje ndaj ngacmimit: “Unë serioz. Të më marrësh për budalla jo, nuk më pëlqen. Kur je në rregull je top, por nëse unë dal andej dhe ti më bën ‘Acerbi-Barcola’, jo (këtu ai imiton me krahë një njeri që lëkundet, shën. red.), sepse unë jam i çmendur, unë do të të rrah keq.” Ngjarja, fatmirësisht, mbaron aty: mbrojtësi i Interit, me fytyrë të errët, kalon përpara për të bërë një selfie me një tjetër tifoz.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top