Irani refuzon negociatat me SHBA: S’mund të flasim për paqe kur populli ynë sulmohet

 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se aktualisht nuk është e mundur të zhvillohen negociata me Shtetet e Bashkuara, përderisa vendi i tij ndodhet nën sulm.

“Është e qartë se nuk mund të negociojmë me SHBA-në ndërsa populli ynë është nën bombardim”, deklaroi Araghchi nga Stambolli, ku merr pjesë në sesionin e 51-të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Ai theksoi se Teherani është ende i gatshëm për të diskutuar një marrëveshje të ngjashme me atë të vitit 2015, duke iu referuar marrëveshjes bërthamore të njohur si JCPOA.

Sipas Araghchit, Irani ka prova që tregojnë se SHBA është përfshirë që në fillim të asaj që ai e quajti “agresion ushtarak” kundër vendit të tij.

“Fatkeqësisht, kemi arritur në përfundimin se SHBA ka qenë e përfshirë që nga dita e parë. Ata e mohojnë, por kemi shumë dëshmi që tregojnë të kundërtën. Tani, postimet në rrjete sociale dhe intervistat e presidentit amerikan konfirmojnë rolin udhëheqës të SHBA në këtë situatë,” shtoi ai.

Ministri paralajmëroi se një përfshirje e drejtpërdrejtë e Uashingtonit në konflikt do të ishte “jashtëzakonisht e rrezikshme për të gjithë”.

Araghchi akuzoi gjithashtu Izraelin për qëndrim armiqësor ndaj diplomacisë. “Izraeli ka marrë vendimin për të sulmuar Iranin. Është e qartë se ata janë kundër diplomacisë dhe nuk dëshirojnë një zgjidhje paqësore”, tha ai.

Pavarësisht tensioneve, ai theksoi se Irani mbetet i hapur për një zgjidhje përmes negociatave, të ngjashme me procesin që çoi në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

“Atëherë, pas dy vitesh negociata, arritëm në një marrëveshje që u përshëndet nga e gjithë bota“, perfundoi ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top