BKH kontrolle në banesën dhe bizneset e Ergys Agasit

Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit kanë ushtruar në mëngjes kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit.

Vendimi ishte dhënë nga GJKKO.

Agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Ergys Agasi, në total katër lokacione.

Prokurori Bledar Maksuti ka urdhëruar kontrolle në disa objekte e biznese të Ergys Agasit apo personave të lidhur me të.

Burimet konfirmuan gjithashtu se nuk ka masa sigurie, por vetëm kontrolle në këto pika.

Kontrollet janë në kuadër të një procedimi tjetër penal, ku janë konstatuar gjatë hetimeve elemente që krijojnë dyshime për aktivitet të paligjshëm.

Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë hetimi bëhet fjalë për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.

Ende e paqartë mbeten informacionet për këtë rast për shkak se dhe SPAK po qëndron tepër hermetik. Ndërkohë burimet shpjegojnë se janë sekuestruar 2 automjete.

Vlen të shtohet se ka qenë ish-zëvendëkryeministri Arben Ahmetaj që e ka akuzuar Agasin si kordinatorin e krimit për llogari të Edi Ramës dhe si njeri shumë të afërt me të.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top