“Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?” Veliaj ironi me vendimin e GJKKO

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po hetohet në kuadër të hetimeve të SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës. Vendimi u dha të martën, pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie” ose “detyrim paraqitjeje”, kërkesë që u rrëzua nga trupa gjykuese.

Pas vendimit të gjykatës, Veliaj ka reaguar përmes platformës TikTok për të shprehur pakënaqësinë e tij me një ton ironik. “Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas, po e mbaj shënim” shkruan Veliaj.

Kjo është hera e parë që një kryebashkiak në detyrë mbahet në paraburgim për një çështje që lidhet me ushtrimin e funksionit publik dhe për të cilën SPAK ka paralajmëruar se hetimet janë në fazën përmbyllëse.

Veliaj akuzohet për korrupsion, për fshehje të pasurisë, për pastrim parash në lidhje me disa pagesa që disa ndërtues kanë kryer drejt organizatave jofitimprurëse që kontrolloheshin nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top