Khamenei kërcënon Izraelin dhe paralajmëron SHBA-në për pasoja të pariparueshme

Në një fjalim të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve iranianë, lideri i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, reagoi ashpër ndaj sulmeve izraelite, duke i quajtur “një gabim të madh” dhe duke premtuar ndëshkim të pashmangshëm për shtetin hebre.

“Populli nuk do ta harrojë gjakun e martirëve tanë, as sulmin në territorin e shenjtë të vendit tonë,” deklaroi Khamenei, duke nxitur një narrativë hakmarrjeje të përshkuar nga simbolika fetare dhe patriotike. Ai vlerësoi reagimin e qytetarëve iranianë, të cilin e përshkroi si “të palëkundur, të guximshëm dhe të qëndrueshëm” përballë “agresionit dashakeq të armikut sionist”.

Por fjala e tij më e fortë ishte drejtuar drejt Shteteve të Bashkuara dhe konkretisht ish-Presidentit Donald Trump, të cilin e kritikoi për “deklarata kërcënuese” ndaj Iranit, në një kohë kur tensionet janë në kulm dhe çdo mesazh nga Uashingtoni shihet si sinjal për përfshirje direkte në konflikt.

“Njerëzit e mençur që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do të flasin kurrë me gjuhë kërcënuese,” u shpreh ai me ton sfidues. “Kombi iranian nuk do të dorëzohet dhe amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga SHBA-të padyshim do të shoqërohet me dëme të pariparueshme.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top