Përfundon takimi i Trump në “Dhomën e Situatave”/ Skenarët për futjen e SHBA në luftë

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, i drejtuar nga Donald Trump mbi luftën Izrael – Iran, përfundoi pas 1 ore e 20 minutash, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan. Zyrtarët amerikanë i thanë gazetës “Times of Israel” se Trump po i mban të gjitha opsionet në tryezë.

Zyrtarët këmbëngulin se SHBA-të nuk kanë ndërhyrë deri më tani në konflikt. Opsioni më i mundshëm që Trump po shqyrton do të ishte përdorimi i bombave amerikane kundër objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit në Fordow.

Bombat depërtuese të arsenalit të Izraelit nuk mund të arrijnë thellësinë ku besohet se ndodhen objektet, 90 metra nën sipërfaqen e tokës.

“New York Times” raporton gjithashtu se Trump po shqyrton gjithashtu mundësinë e lejimit të avionëve amerikane për të furnizuar me karburant avionët luftarakë izraelitë në mënyrë që ata të mund të fluturojnë në misione me rreze të gjatë veprimi.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se çmontimi i programit bërthamor të Iranit mbetet një përparësi edhe për Trump.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top