Tezat e provimit të matematikës janë publikuar në rrjetet sociale, rreth 30 minuta nga momenti kur maturantët u ulën në bankat e shkollave për të testuar njohuritë e tyre. Në rrjete sociale janë publikuar të dyja variant e tezës së provimit.
Publikimi i tezave të Maturës Shtetërore ndodh sa herë maturantë i nënshtrohen testimit. Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona.
Në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Arsimit, janë 27 mijë maturantë që do të zhvillojnë provimet për të vijuar më pas me aplikimin për në sistemin universitar.
Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor. Në 10 qershor, u zhvillua provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndërkohë, maturantët do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor.