Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik, ora 12:00 për shqyrtimin e rekursit të Erion Veliaj për masën e sigurisë.
Ndërkaq, këtë të martë Veliaj ka seancën në GJKKO për informacionin 2 mujor mbi veprimet hetimore të SPAK. Ai ka firmosur deklaratë nga IEVP Durrës dhe nuk do të jetë vetë i pranishëm, por do të përfaqesohet nga avokati. Sipas njoftimit zyrtar të GJL, kjo çështje i është nënshtruar gjykimit me procedurë të përshpejtuar duke hyrë në kategorinë e çështjeve me prioritet.